Telegrafi

Tronditen Djajtë, tjetër humbje për Unitedin! (Video)

Manchester United ka pësuar humbje nga Watfordi me rezultat 3-1 në ndeshjen e zhvilluar në udhëtim.

Të dyja skuadrat hynë me formacionet më të mira në fushë, ku edhe kërkuan fitoren. Behrami startoi për Watfordin.

Ndeshja u dominua nga fillimi prej vendasve, ku edhe Ighalo humbi një mundësi të artë për epërsinë.

Më pas Pogba qëlloi transverzalen në tentim për ta çuar topin në rrjetë.

Capoue pas 34 minutash lojë shënoi golin e epërsisë pas asistimit të Janmaat.

Me këtë rezultat 1-0 për vendasit, përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë United bëri përpjekje për t’u kthyer në lojë, teksa Rashford pas një ore lojë (62’) shënoi për 1-1 duke kthyer në lojë Djajtë e Kuq.

Megjithatë, vendasit ishin insistues dhe me të hyrë në lojë Zuniga, vetëm një minut më vonë, shënoi për 2-1 në minutën e 83-të.

Krejt në fund Fellaini shkaktoi penalti në Zunigan, sa për t’ia mundësuar Troy Deeney qe te shenoje per 3-1 dhe rezultatin perfundimtar.

Pas kësaj humbje Manchester United shkon në pozitën e gjashtë me 9 pikë, plot gjashtë pikë më pak se lideri Manchester City që i ka të gjitha fitoret nga pesë takimet e zhvilluara. /Telegrafi/