Site icon Telegrafi

Tronditën bavarezët, agjenti i Neuerit: Bayerni nuk është në nivelin e tij, Manuel po shqyrton alternativat

Manuel Neuer (Getty Images)

Bayern Munich aktualisht ka 17 lojtarë në listë dhe ka nevojë për përforcime.

Niko Kovaç ka një listë të dëshirave dhe kampioni gjerman po has në probleme rreth zbatimit të planit për intensifikimin e pozitave sulmuese.

Kjo i bën bavarezët jokonkurrues në Ligën e Kampionëve, gjë që shqetëson kapitenin Manuel Neuer, njeriun në të cilin beson më së shumti kroati.

Menaxheri i portierit, Thomas Kroth, përcolli një mendim të klientit të tij, e cila ka trondit klubin e famshëm gjerman.

“Ai dëshiron të fitojë përsëri Kampionatin e ardhshëm Evropian dhe Ligën e Kampionëve”, tha Kroth duke shtuar se “Manuel është i interesuar vetëm për suksese, diferenca midis klubeve në Evropë tashmë është e lartë dhe ekipi i Bayernit nuk është konkurrues ose në nivelin në të cilin dëshiron Neuer”.

“Ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2021. Ai duhet të vendosë se çfarë dëshiron të bëjë. Do të ishte logjike që karrierën ta përfundonte në Bayern, por kjo nuk është alternativa e vetme”, përfundoi ai.

Ndryshe, 33-vjeçari ka qëndruar në portat e gjigantit gjerman në 216 raste dhe ka fituar të gjitha trofetë e mundshme për klube. /Telegrafi/

Exit mobile version