Kompania ‘Trofta’ ka ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën e futbollit KF Istogu, të cilën e ka sponsorizuar.
Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të Istogut, ku edhe bëhen të ditura disa nga arsyet.
Njoftimin e bërë për largimin e ‘Troftas’ nga KF Istogu mund ta lexoni në pjesën e mëposhtme:
Kompania ‘Trofta’ jep dorëheqje nga sponzorizimi i KF Istogut
Kompania ‘Trofta’ ka vendosur që sot të jep dorëheqje nga klubi futbolistik Istogu, kshtu që nga sot e tutje kjo kompani nuk do ta sponzorizon këtë klub.
Kompania ‘Trofta’ është larguar nga klubi për shumë arsye, por do ti pëmendin arsyet kryesore:
1. Komuna e Istogut i kishte premtuar kompanisë ‘Trofta’ se do ti bashkohen disa firma të mëdha nga Istogu, për të qenë bashkësponzorë të klubit. Edhe pse në fillim kishte premtime të mëdha se firmat istogase do të kontribuojnë për klubin tonë, ndodhi krejt e kundërta, pasi që firmat tjera nuk e jepen as edhe një cent për klubin tonë. Komuna i ka hekur disa shpenzime të klubit, por kjo është diqka shumë e vogël në krahasim me shpenzimet e mëdha që i bëjmë ne si klub gjatë një viti kalendarik.
Javët e fundit edhe rrymën na kanë ndërprerë, për shkak të borxheve të mëhershme.
Pra ‘Trofta’ e vetme ka vazhduar ta sponsorizon klubin.
2. Sot pas ndeshjes Vushtrria – Istogu, persona të panjohur kanë hyrë në stadium, në zhveshtoret e klubit kanë lënë mesazhe të ndryshme nëpër mure, e që ishin kundër klubit. E më së shumti ishin për trajnerin Genc Hoxha, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e tij.
Gjithashtu gomat e veturës së trajnerit Genc Hoxha ishin të shpërthyera.
Këto gjeste të ulëta të disa personave të papërgjegjshëm, ka bërë që krerët e klubit të jenë shumë të mllefosur me këto veprime të pahijshme, këto gjeste nuk arsyetohen.
Deklaratë e dhënë nga Fazli Bytyçi.