Telegrafi

Trofeu mbërrin në stadium, i gatshëm të ngritet në qiell nga fituesit e Kampionatit Botëror

during the 2018 FIFA World Cup Russia group A match between Russia and Saudi Arabia at Luzhniki Stadium on June 14, 2018 in Moscow, Russia.

Po i vije fundi Kampionatit Botëror Rusia 2018.

Një kampionat me plot spektakël ka qenë, ku Kroacia befasisht ka arritur deri në finale duke eliminuar disa ekipe të mëdha.

Të gjithë ndoshta prisnin që në finale të jenë njëra nga Brazili, Argjentina, Gjermania apo Sapnja, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Finalen e madhe të Kampionatit Botëror do ta diskutojnë përballë njëra tjetrës Franca dhe Kroacia.

Kur kanë mbetur rreth dy orë para fillimit të kësaj sfide, trofeu i Kupës së Botës veçse ka mbërritur në stadium.

Finalja e madhe do të zhvillohet në stadiumin Luzhniki në Moskë me fillim nga ora 17:00.

Trofeu është i gatshëm dhe po pret fituesin e finales për tu ngritur në qiell. /Telegrafi/