Site icon Telegrafi

Trofeu i Ligës së Evropës vidhet në Meksikë, por autoritetet e gjejnë shpejt atë

Europa League (Getty Images)

Në qytetin Leon të Meksikës është vjedhur trofeu i Ligës së Evropës, por autoritetet e shtetin shpejt e kanë ri-gjetur atë.

Trofeu, i cili ishte për një turne në një ngjarje promovuese në qytetin meksikan Leon, u vjedh nga një automjet.

Mendohet se trofeu i argjendtë, i cili ka një bazament mermeri dhe është i njohur edhe si UEFA Cup, ishte në makinën e një zyrtari në atë kohë.

Lexo po ashtu Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Evropës, Arsenal-Atletico Madrid kryendeshja

UEFA pas kësaj ngjarje deklaroi se “trofeu i Ligës së Evropës ishte në Meksikë për një ngjarje partnere dhe u vodh shkurtimisht”.

“U gjet shpejt dhe nuk ka pësuar dëmtime”.

Gjetjen e shpejt të trofeut e konfirmoi edhe prokurori i shtetit të Meksikës, i cili tregoi se me të marr informacionin kanë filluar kërkimet.

Trofeu i Ligës së Evropës (Getty Images)

“Ne e gjetëm trofeun pas marrjes së informacionit që ishte vjedhur nga makina që e transportonte atë”, ka thënë prokurori.

Bazamenti i trofeut të Ligës së Evropës (Getty Images)

Gazeta meksikane Record raportoi se vjedhja e trofeut të Ligës së Evropës u bë të enjten rreth orës 19:00, pasi thuhet se trofeu nuk ishte shoqëruar nga një roje në atë kohë.

Ndryshe, trofeu i Ligës së Evropës është dizajnuar nga një laborator italian, dhe përmasat e tij janë: 65 centimetra i lartë, 33 centimetra i gjerë dhe ka një thellësi prej 23 centimetrash, teksa peshon 15 kilogram. /Telegrafi/

Exit mobile version