Telegrafi

Trofeu, çka duhet të dini për të

Nga viti 1930 deri në vitin 1970, përfaqësueses fituese i është ndarë trofeu “Jules Rimet” (që është emëruar sipas presidentit të FIFA-s, Jules Rimet, i cili themeloi turneun e parë) që është njohur si ‘Kupa e Botës’.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, në vitin 1970, kur Brazili e fitoi për të tretën herë, Selecaos iu dha e drejta që ta merrte trofeun përgjithmonë. Megjithatë, në vitin 1983, ai trofe është vjedhur dhe akoma nuk është gjetur.

Pas vitit 1970, është dizajnuar një trofe i ri, i quajtur ‘Trofeu i FIFA Kupës së Botës’. Ekspertë të shumtë nga vende të ndryshme prezantuan 53 modele të trofeut, ndërsa fituesi u shpall dizajneri italian Silvio Gazzaniga.

(Foto: Getty Images)

Trofeu i ri është 36 centimetra i lartë dhe është i ndërtuar nga ari prej 18 karatësh, ndërsa peshon 6,175 kilogramë.