Telegrafi

Triumfojnë Pnishi e Brahimi, humbin shqiptarët e Luzernit

Grasshopper ka vazhduar me formën e mirë duke e mposhtur në shtëpi Young Boys Bernin.

Skuadra bardh e kaltër ka triumfuar me rezultat të lartë 4:1 ndaj kryeqytatsve zviceran.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alban Pnishi e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe qëndroi në fushë deri në minutën 78-të.

Ndërkohë minuta pati edhe për Mërgim Brahimin që u fut në minutën e 60-të në fushë.

Pas gjashtë javëve GC ndodhet në pozitën e tretë me nëntë pikë të tubuara.

Ndërkohë Luzerni i Hekuran Kryeziut dhe Jahmir Hykes është mposhtur tek St Gallen me rezultat të thellë 3:0.

Si Hyka ashtu edhe Kryeziu ishin në fushë në këtë disfatë, ndërsa për vendasit Albert Bunjaku qëndroi në stol. /Telegrafi/