Site icon Telegrafi

Triumf spektakolar nga PSG: Nga disavantazhi prej dy golash, fundosin Man Cityn në fund

Paris Saint-Germain ka bërë një rikthim të jashtëzakonshëm përballë Manchester Cityt, pasi ishte duke humbur 2-0, ndërsa ia doli të fitonte 4-2 në kuadër të rrethit të shtatë në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë ishte shumë e qetë, por në 45 minutat e dytë shpërtheu spektakli, përkundër se kishte një gol të anuluar për PSG-në, ku Achraf Hakimi (45’) ishte në pozicion jashtë loje.

Jack Grealish kaloi Manchester Cityn në epërsi me një gol në minutën e 50-të.

Tre minuta më vonë, Erling Haaland e dyfishoi epërsinë e Citizens, duke i zënë në befasi vendasit.

Por, Ousmane Dembele filloi rikthimin për PSG-në, kur shënoi në minutën e 56-të me një asistim të Bradley Barcolas.

Barcola (61’) ndryshoi rol, duke kaluar nga asistues në golashënues dhe për të barazuar rezultatin në 2-2 me një asistim të Doue.

Në minutën e 78-të, Joao Neves i përmbysi shifrat në 3-2, kur u asistua nga Vitinha.

Goncalo Ramos vulosi fitoren e PSG-së, me një gol në minutën e 90+6-të për rezultatin final 4-2.

Pas rrethit të shtatë, është ngjitur në vendin e 23-të me dhjetë pikë, ndërsa Man City ka dy më pak.

Në rrethin e tetë, parisienët takohen me Stuttgartin, gjersa Citizens kanë punë me Club Brugge./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version