Peja ka regjistruar fitore prej 90-64 kundër KK Karpos Sokoli në palestrën “Karagaçi”, në kuadër të Ligës Ballkanike.
Skuadra vendase ishte bindshëm më e mirë në çerekun e parë të lojës, në të cilin shënoi dyfish më shumë pikë se kundërshtari (24:12).
Pejanët luajtën më mirë edhe në fraksionin e dytë (26:21) dhe shkuan në pushim me rezultat 50-33.
Dominimi vazhdoi edhe në pjesëlojën e tretë, në të cilën nikoqirët shënuan 16 pikë më shumë se kundërshtari nga Maqedonia (26:10).
Përkundër se mysafirët ishin më të mirë në çerekun e fundit (14:21), fitorja u takoi pejanëve.
Kjo ishte fitorja e dytë e Pejës në Grupin B nga po aq ndeshje të zhvilluara në Ligën Ballkanike. /Telegrafi/