Telegrafi

Trippier dënohet me 10 javë mos-lojë dhe 70 mijë funte shkaku i vënies së basteve

Federata Angleze e Futbollit ka ndaluar mbrojtësin e djathtë të Atletico Madridit, Kieran Trippier, nga të gjitha aktivitetet e futbollit për 10 javë pas thyerjes së rregullave të basteve.

Ndalimi do të thotë që 30-vjeçari nuk do të luajë përsëri për Atleticon deri të paktën në fund të shkurtit dhe do të humbasë ndeshjet e Copa del Rey, La Liga dhe Ligën e Kampionëve kundër kundërshtarëve si Athletic Bilbao, Sevilla, Celta Vigo, Granada, Villarreal dhe Chelsea.

Sanksioni, i cili e sheh atë të humbasë një total prej 13 ndeshjeve të klubit, ka të bëjë me akuza duke përfshirë bastet në transferimin e tij nga Tottenham Hotspur te Atletico në verën e 2019.

Ndërsa ndalimi lidhet me të gjitha aktivitetet e futbollit, Trippier nuk do të lejohet as të stërvitet në objektet e Atleticos.

Reprezentuesi i Anglisë, i cili mohon akuzat që u ngritën për herë të parë kundër tij në maj, gjithashtu do të duhet të paguajë një gjobë prej 70,000 funtesh,

Trippier mund të kthehet për derbin e Madridit në Wanda Metropolitano më 7 mars ose ndeshjen e dytë të Atleticos ndaj Chelseat në 16-tën e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/