Telegrafi

Tribe Gaming shpallen kampion botëror të video-lojës Call of Duty Mobile

Ekipi Tribe Gaming ka fituar çmimin prej 700.000 dollarësh në kampionatin botëror të Call of Duty Mobile.

Gjithsej 16 skuadra ishin në garë për një grup çmimesh rreth 1.7 milion dollarë në Call of Duty Mobile World Championship.

Ngjarja u zhvillua në Raleigh të Karolinës së Veriut për tre ditë radhazi.

Tribe Gaming ka dëshmuar edhe një herë pse ata janë disa nga lojtarët kryesorë në COD Mobile pasi mundën Luminosity Gaming në një finale mahnitëse të Kampionatit Botëror të Mobile COD 2022.

Luminosity, skuadra që ishte e pamposhtur gjatë gjithë Play-Off –it, ka pësuar humbje ndaj Tribe Gaming me rezultat 4-3.

Fituesi i kampionatit botëror, Tribe Gaming ka fituar çmimin prej 700.000 dollarësh, ndërsa Luminosity në vendin e dytë ka fituar 280.000 dollarë.

Në vendin e tretë ishte skuadra iNCO Gaming të cilët fituan 150.000 dollarë. /Telegrafi/