Site icon Telegrafi

Tri vendet ku nuk duhet të diskutoni kurrë me partnerin, nëse keni një bisedë serioze

Nëse keni një bisedë të rëndësishme për të bërë me partnerin, që e dini që mund të shkojë deri në diskutim të fortë, atëherë duhet të dini që jo çdo vend është i përshtatshëm

Ka disa vende që duhet të shmangni në raste bisedash intime, për shembull nëse dëshironi t’i bëni partnerit disa gjëra të qarta, nëse dëshironi t’i plasni në fytyrë fiksimin e tij për ish-in, apo nëse raste ndarjeje.

Vendet që duhen shmangur janë:

Në dhomën e gjumit ose në shtrat. Dhoma e gjumit nuk është vendi i duhur ku mund të bëhen biseda të tilla.

Ekspertët thonë se dhoma e gjumit duhet të jetë një hapësirë e shenjtë, ku ju duhet vetëm të flini dhe të bëni seks. Dramat ruajini për jashtë çarçafëve!

Në restorant. Restoranti është vendi më i papërshtatshëm, vetëm nëse doni të fluturojnë tavolinat.

Në një bar. Pija alkoolike mund t’ju bëjë të thonë gjëra që nuk i mendoni vërtetë ose që nuk dëshironi t’i thoni.

Por cili është vendi më i përshtatshëm për të bërë biseda kaq private?

Ekspertët thonë se vendi i duhur është kur jeni ndalur me makinë të ulur pranë njëri-tjetrit.

Jo vetëm që është një hapësirë private, por ju lehtëson edhe nga ankthi i të parit të partnerit në sy, ndërkohë që i thua ato ke për t’i thënë. /Telegrafi/

Exit mobile version