Telegrafi

Tri vajza me mini-funde sulmojnë dhe rrahin brutalisht turistin britanik në rrugët e kryeqytetit të Kolumbisë – ia vjedhin telefonin

Ky është momenti kur tri vajza me mini-funde që janë pjesë e një grupi kriminal, sulmojnë turistin britanik në rrugët e kryeqytetit të Kolumbisë, duke tentuar me çdo kusht t’i vjedhin telefonin.

Sulmi i tmerrshëm ndodhë në zemër të qytetit në prezencë të shumë kalimtarëve, që thjesht vetëm vështronin dhe nuk ndërhynin për ta shpëtuar turistin, transmeton Telegrafi.

Atij fillimisht i afrohen dy vajza me mini-funde duke tentuar ta joshin, por kur e kuptojnë se nuk po kanë sukses – u bashkohet edhe vajza e tretë dhe fillojnë ta godasin pamëshirshëm.

Ato madje e tërheqin zvarrë nëpër rrugë, dhe krejt në fund arrijnë t’ia marrin telefonin dhe disa gjësende me vlerë.

Lidhur me këtë sulm nuk raportohet se është arrestuar ndonjëra prej tyre, kurse turistët në Kolumbi shpesh janë cak i sulmeve dhe vjedhjeve. /Telegrafi/