Site icon Telegrafi

Tri ushtrime, tre minuta dhe për një muaj do të keni këmbë sikur të top-modeles

Treningu i cili i jep rezultatet më të mira!

Kur tashmë nuk mund të dalim nga shtëpia, kjo është koha kur mund ta shfrytëzojmë për përgatitjen e trupit për verë, transmeton Telegrafi.

Ushtrimet i ka shpikur Tracy Anderson, instruktore e fitnesit e yjeve të Hollwywoodit.

Përparësitë e këtij kompleksi janë që u bën mirë personave të cilët kanë probleme me ënjtjen këmbëve dhe venat e zgjeruara.

Ushtrimet bëhen çdo mbrëmje para se të flini gjumë në periudhën prej një muaji kur do të duhej t’i vërenit rezultatet e para.

1. Forcojmë pjesën e parë të kërdhokullave, gjunjëve dhe muskujt e barkut

Pozicioni fillestar – shtrijuni në shpinë, me duar pranë trupit.

Këmbët në mënyrë alternative lakoni dhe drejtoni, duke i kthyer në pozicionin fillestar.

Përsëriteni 10 herë.

2. Forcojmë pjesën e pasme të kërdhokullave

Ushtrimi përbëhet nga dy pjesë.

Pjesa e parë: Pozicioni fillestar – në shpinë, këmbët janë të ngritura ndërkaq shputat tërhiqni maksimalisht drejt vetes. Gjunjët mbani të lakuar dhe lakoni këmbët në mënyrë alternative.

E rëndësishme: Shputat gjithë kohës mbani të kthyera “nga vetja”, ndërkaq me thembër përpiquni të prekni vithet.

Përsëriteni 10 herë.

Pjesa e dytë e ushtrimit: në shpinë, këmbët e ngritura dhe të lakuara pak. Bëni rrathë me të dyja këmbët, duke ngritur vithet nga krevati dhe duke tendosur pjesën e sipërme të këmbëve.

Përsëriteni 20 herë.

3. Forcimi i pjesës së brendshme të kërdhokullave

Pozicioni fillestar – në shpinë, të dy këmbët të ngritura. Kryqëzojmë këmbët, ndërsa këmba e djathtë duhet të jetë sipër.

Të dy këmbët janë të tendosura dhe shtypin njëra-tjetrën. Lëvizim këmbët anash, pastaj i kthejmë në pozitën fillestare.

Përsëriti 10 herë me këmbën e djathtë sipër dhe 10 herë me këmbën e majtë.

Në video-xhirim shikoni si duket i gjithë treningu:

/Telegrafi/

Exit mobile version