Site icon Telegrafi

Tri truqe psikologjike për t’u bërë personi më simpatik në botë

Jeff Haden, një nga njerëzit më me ndikim dhe më të njohur në ‘LinkedIn’ dhe autor i thuajse 30 librave të komunikimit dhe biznesit, ka shpjeguar se si njerëzit lehtë mund ta fitojnë besimin e tjerëve dhe të krijojnë imazh pozitiv për vetveten.

Telegrafi ju sjellë më poshtë disa karakteristika të cilat e bëjnë një person të duket më simpatiku në mesin e njerëzve të cilët e rrethojnë:

Njerëzit simpatikë nuk frikësohen të humbasin

Njerëzit simpatik nuk përpiqen të fitojnë në çdo gjë. Përkundrazi, qëllimi i tyre është të japin më shumë pa pritur ndonjë gjë në këmbim. Për ata, nuk është e vështirë pranimi i fajit, dështimeve apo të flasin për dobësitë e tyre. Dhe kjo është diçka që jo gjithsecili mund ta bëjë.

Ata në mënyrë të hapur mund t’ju thonë se kanë xhelozi për ju, apo mund t’ju kërkojnë ndihmë nëse nuk din ta kryejnë një detyrë të caktuar sepse e dinë se njerëzit e vlerësojnë sinqeritetin dhe emocionet e vërteta.

Simpatikët kërkojnë mirëkuptim të ndërsjellë

Shumica e njerëzve në mënyrë të pavetëdijshme kërkojnë kontradikta mosmarrëveshje, gjëra të cilat mund të shpien në një bisedë jo të kënaqshme. Por njerëzit karizmatik dhe simpatik gjithmonë kërkojnë mirëkuptim të ndërsjellë me çdo person.

Prandaj vetëm përpiquni të gjeni diçka të përbashkët me bashkëbiseduesin sepse kjo ju ndihmon ta filloni një bisedë interesante dhe të keni emocione pozitive.

Dinë t’i përdorin shprehjet e fytyrës dhe gjestet

Personat të cilët pëlqehen nga të gjithë – pra simpatikët – dinë t’i shprehin emocionet tejet mirë dhe në mënyrë të saktë. Ata janë të aftë që edhe historinë më mërzitëse ta rikthejnë në bisedë të kënaqshme. Duke bërë gjeste dhe shprehje të sakta të fytyrës ata e shfaqin disponimin e historisë në fjalë, ndërsa kjo ndihmon që bashkëbiseduesi të zgjojë interes. /Telegrafi/

Exit mobile version