Site icon Telegrafi

Tri transferimet që do t’i kushtojnë Real Madridit 250 milionë euro

Real Madrid ka përcaktuar objektivat e tyre për nënshkrimin e yjeve për sezonin 2024/2025, duke kërkuar të përforcojë skuadrën me tre lojtarë të nivelit të lartë.

Klubi i bardhë aspiron të bëjë një hap në cilësi dhe të konsolidohet si një nga skuadrat më të frikshme në Evropë.

Ndër kandidatët kryesorë janë mbrojtësi i majtë kanadez i Bayern Munichut, Alphonso Davies, qendërmbrojtësi francez i Lille, Leny Yoro, dhe gjithashtu ka dyshime në frontin e sulmit me Kylian Mbappen dhe Erling Haaland.

Lexo po ashtu Transferimi surprizë që Florentino Perez po përgatit te Real Madridi

Këto tre lëvizje me të cilat bardhezinjtë, skuadra nën komandën e Carlo Ancelottit, do të kërkonte të fillonte një epokë të re plot suksese të mëdha si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.

Për të realizuar këto tri blerje të mëdha, Real Madridi është i vetëdijshëm se do të duhet të bëjë një shpenzim të madh financiar, diçka për të cilën do të ishte më se e përgatitur, me shumën totale të operacionit që mund të shkojë deri në 250 milionë euro (70 milionë euro për Davies, 80 për Yoron dhe 100 për Haaland ose pa kosto transferimi për Mbappen pasi kontrata e tij po i skadon), në atë që padyshim do të ishte një tjetër verë e mrekullueshme nga Florentino Perez.

Real Madridi e di se për transferimin e treshes duhet të largojë disa lojtarë, që nuk janë të pakët. /Telegrafi/

Exit mobile version