Telegrafi

Tri trajtat e një femre të paharrueshme

Ka shumë presion dhe mesazhe të përziera në atë se çfarë presin meshkujt nga femrat.

Shoqëria është e mbushur me artikuj që u tregojnë femrave çfarë të veshin, çfarë të thonë, çfarë të bëjnë, etj. në mënyrë që të bëhen joshëse e të dëshirueshme, transmeton Telegrafi.

Kjo ndikon që shumë femra të ndihet të pasigurta dhe joadekuate.

Madje, çfarë nëse i keni bërë të gjitha gjërat që ata artikuj ju kanë thënë, por prapëseprapë jeni e vetmuar?

E vërteta është se ka shumë faktorë që merren parasysh në një lidhje, ndërkaq makijazhi dhe rrobat që i vishni janë vetëm copëza të vogla të një enigme shumë të madhe.

Ato ndoshta mund të kontribuojnë për të lënë përshtypje të mirë, por ajo çfarë e bën një femër të paharrueshme ka të bëjë më pak me atë se çfarë vesh dhe më shumë me atë se kush është.

Më poshtë i keni disa trajta të cilat e bëjnë një femër të paharrueshme:

E jeton jetën ndryshe
Jeta ka të bëjë kryesisht me atë sa përvoja keni në jetë. Një femër e cila ka dëshirë për ta përjetuar jetën dhe për t’u gëzuar është një femër të cilën s’do ta harroni lehtë.

Kjo nënkupton ta udhëtoni botën ose të vizitoni vende të reja. Nënkupton të bëni diçka që nuk e keni bërë ma herët, me rëndësi ta shijoni jetën në çdo moment.

Është zemërmirë
Të qenurit person zemërgjerë dhe i kujdesshëm mund të jetë thikë me dy teha ndonjëherë. Personave zemërgjerë shpeshherë iu keqpërdoren të mirat e tyre, por ata e dinë se gjërat e mira asnjëherë nuk harrohen.

Është vetvetja
Femrat e paharrueshme gjithmonë janë vetvetja.

Ato gjithmonë e jetojnë jetën për veten, lidhen me tjerët dhe me botën, por nuk ndikohen nga presioni i shoqërisë. /Telegrafi/