Meqë për pak ditë jemi në periudhën e Shigjetarit, siç e do tradita, vëmendjen më të madhe e marrin ata. Çfarë kanë ndryshe nga të tjerët?
Kur mendojmë Shigjetarët, e kemi të vështirë t’i përkufizojmë me një fjalë të vetme, apo jo? Janë energjikë, janë të qeshur, janë të dashur, por thonë se janë edhe pak qejflinj.
Kjo është pikërisht e veçanta e një Shigjetari: Ti thjesht s’e përshkruan dot! – shkruan Elite Daily.
Ndërsa të gjitha shenjat e tjera kanë një karakteristikë identifikuese, si psh: Luani është një diva apo Demi është kokëfortë i pandreqshëm, për Shigjetarin s’ke ç’thua: i ka të gjitha të mirat!
Shigjetarët janë shumë të dashur
Ka gjithmonë energji për t’u dhënë të tjerëve dhe është pozitive!…por edhe të ekstremisht të fortë, kur duhet!
S’mund ta cenosh një Shigjetar dhe të presësh të mos të të nxjerrë kthetrat. Ata thjesht janë të lindur për të shënjuar dhe për të bërë ç’të jetë e mundur që t’ia dalin të qëllojnë në shenjë. Ju s’mund t’i pengoni.
Një Shigjetar e di se çfarë do
Si çdo shenjues i zotë, e di fort mirë në ç ‘shënjestër duhet të qëllojë dhe është i gatshëm të ndërmarrë çdo rrezik, sepse është një aventurier i lindur.
Shigjetari nuk ka frikë nga aventurat, pra mund të përballojë çdo situatë, sado e ndërlikuar të duket ajo. Shigjetarët këtë bëjnë, ecin, qëllojnë, vrapojnë drejt aventurës tjetër.
Ndonjëherë, bëhen paksa të paduruar
Si shenjë aventuriere që është, Shigjetari mërzitet shpejt. Epo, s’mund t’i ketë të gjitha. Prit, s’mbaruam: Shigjetari thjesht s’ngopet me veten e vet.
Vetja është gjëja më e përsosur për një Shigjetar. Prandaj i pëlqen të japë mend dhe të kritikojë. Kjo pjesë është paksa e bezdisur, citon Anabel.
Fundja, kur ka qenë ndonjëherë i keq vetëbesimi i tepërt?
A është ky Shigjetari i jetës suaj?! /Telegrafi/