Telegrafi

Tri shpërthime afër autobusit të BVB-së, publikohen edhe pamjet e para të autobusit (Foto)

Ndeshja mes Borussia Dortmundit dhe Monacos është anuluar.

E gjitha kjo pasi në rrugën drejt stadiumit, afër autobusit të skuadrës gjermane kanë ndodhur disa shpërthime, nga të cilat është lënduar edhe lojtari Marc Bartra.

Dëmtimet në autobus vërehen qartë në anën e majtë të fotografisë.

Policia tashmë ka konfirmuar se tri shpërthime kanë ndodhur afër autobusit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth shpërthimit në afërsi të autobusit të BVB-së

Ndeshja zhvillohet nesër (e mërkurë) në ora 18:45, shkruan faqja e Borussia Dortmundit, ndërsa më poshtë keni dëmtimet që ka pësuar autobusi nga shpërthimet. /Telegrafi/