Ndeshja mes Borussia Dortmundit dhe Monacos është anuluar.
E gjitha kjo pasi në rrugën drejt stadiumit, afër autobusit të skuadrës gjermane kanë ndodhur disa shpërthime, nga të cilat është lënduar edhe lojtari Marc Bartra.
Policia tashmë ka konfirmuar se tri shpërthime kanë ndodhur afër autobusit.
Ndeshja zhvillohet nesër (e mërkurë) në ora 18:45, shkruan faqja e Borussia Dortmundit, ndërsa më poshtë keni dëmtimet që ka pësuar autobusi nga shpërthimet. /Telegrafi/