Site icon Telegrafi

Tri shenjat e zodiakut që janë kombinimi perfekt për një Ujor

Si një nga shenjat më të pavarura, intelektuale dhe unike në zodiak, duhet një lloj i veçantë personi për të qenë shpirti binjak i shenjës së zodiakut të Ujorit.

Nëse keni lindur midis 20 janarit dhe 18 shkurtit, ka të ngjarë që nuk jeni të interesuar për etiketat, luani sipas rregullave tuaja dhe nuk do të lejoni askënd t’ju pengojë.

Sipas astrologjisë, ka të ngjarë të jeni tipi i personit që nuk e kërkon në mënyrë aktive romancën dhe shumë herë, jeni plotësisht të kënaqur të mbeteni beqarë. Edhe pse dashuria nuk është domosdoshmërisht në krye të listës suaj, ka ende një kombinim ideal astrologjike atje për ju. Në fakt, sipas një astrologu, ka tre shenja të zodiakut që kanë më shumë gjasa të jenë shpirtrat binjakë të Ujorit.

Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet, Ujori e vlerëson miqësinë që kanë me partnerin mbi romancën apo çdo gjë tjetër. “Për sa kohë që marrëdhënia ka vlerë platonike, ata nuk do të kenë asnjë problem”, thotë astrologu Lupe Terrones, për Bustle. “Është më e vështirë për një Ujor të ndahet me një mik sesa nga një lidhje”.

Meqenëse martesa ose vendosja mund të mos jetë një qëllim i madh, ata priren të kenë standarde të larta kur bëhet fjalë për të gjetur një partner të cilit duan t’i përkushtohen.

Pra, kush i plotëson ato standarde? Këto tri shenja ka shumë të ngjarë të jenë shpirtrat binjakë të zodiakut të Ujorit, sipas Terrones:

Binjakët (21 maj – 20 qershor)

Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)

Ujori (20 janar – 18 shkurt)

/Telegrafi/

Exit mobile version