Site icon Telegrafi

Tri shenja që tregojnë se martesa juaj do të zgjasë deri në vdekje

“Kur diçka e çuditshme ndodh, të parit dua t’i shkruaj të dashurit tim”, thotë Erin W.

Të shikoni të dashurin tuaj si shok, ku mund të ndani thashetheme apo gjëra qesharake me të, është thelbësore për lidhjen, transmeton Telegrafi.

Charles dhe Elizabeth Schmitz, autorë të Building a Love That Lasts, thonë se nëse bëni shaka të cilat i dini vetëm ju, është gjë që ju lidh më shumë!

“Ai ende më befason. Në një festë, papritmas kishte filluar të më këndonte një këngë. Kurrë nuk e kam ditur që din të këndoj”, thotë Aurea B.

Padyshim që sekretet e mëdha nuk janë në rregull për një lidhje afatgjatë, mirëpo t’i mbani gjërat e vogla për vete, mund të forcoj lidhjen tuaj, thotë Shauna Springer, autore e Marriage, for Equals.

“Kur jam me të, asnjëherë nuk mërzitem”, Krissy J.

Hulumtime të ndryshme kanë zbuluar se çiftet që bëjnë gjëra të reja, sado të thjeshta që të jenë, janë më të lumtur se ata që bëjnë gjithmonë gjëra të njëjta. /Telegrafi/

Exit mobile version