Site icon Telegrafi

Tri shenja horoskopi të cilat përshtaten më së miri me Akrepin

Edhe pse nuk ekzistojnë çifte astrologjike ndërmjet të cilëve nuk mund të lind dashuria, disa shenja të zodiakut thjesht janë të krijuara që të dashurohen me njëri-tjetrin.

Është sezoni i Akrepave, ndërsa sot po ju zbulojmë se cilat shenja të zodiakut shkojnë më së miri me njëri-tjetrin, transmeton Telegrafi.

Akrepi është shenjë ujori plot afsh, sjell romancë kudo që të shkojë. Mirëpo, ato shenja nuk dashurohen me çdokënd.

Vërtet është i nevojshëm personi i veçantë i cili do t’ua tërheqë vëmendjen. Pra, shikoni se cilat shenja të horoskopit e bëjnë këtë gjë më së miri.

Demi

Edhe pse Akrepin disa karakteristika të Demit vërtet e frustrojnë, ende e joshin magjishëm. Në astrologji nuk ka asgjë më interesante se çiftet e shenjave të kundërta, të cilat e kuptojnë se sa gjëra kanë të përbashkëta. Për Akrepin, shenja e këtillë është Demi.

Derisa Akrepi lëviz, Demi është pikë referimi. Që të dy janë seriozë kur është fjala për lidhjen, ndërkaq nëse takohen kurrë nuk do të heqin dorë nga dashuria e tyre. Megjithatë, dashuria e Akrepit është e përbërë nga emocionet e thella të cilat duken sikur të jenë nga bota tjetër. Përkundrazi, Demi është i përqendruar në gjërat e prekshme, fizike.

Edhe pse mund të ndodhin grindje, shkëndijat midis këtyre shenjave do të eliminojnë të gjitha dallimet e tyre.

Gaforrja

Gaforrja mbase është partneri më i ndjeshëm për Akrepin. Të dy shenjat janë ujorë, kështu që nevojat e tyre emocionale gjithmonë i kuptojnë. Shenjat ujore janë të ndjeshme, intuitive dhe shpirtërore, ndërkaq Gaforrja dhe Akrepi i posedojnë këto karakteristika të nevojshme. Mirëpo, Akrepi e do anën e errët të jetës dhe e fascinojnë të gjitha temat të cilat janë tabu.

Gaforrja është paksa më e butë. Këto shenja janë sikur ujku dhe qengji – vdekjeprurëse, por tepër të ëmbla.

Peshqit

Kur bëhen bashkë Peshqit dhe Akrepat, forca e tyre e përbashkët u jep qasje në botë të tjera. Romanca e tyre është sikur ëndrra. I vetmi rrezik që mund të jetë ëndërr është ai nga i cili nuk do të dëshirojnë të zgjohen. Akrepi sundon shtëpinë e tetë të vdekjes dhe të rilindjes, ndërsa Peshku drejton shtëpinë e dymbëdhjetë shpirtërore.

Të dy këto shenja dëshirojnë diç më shumë nga jeta. Pikërisht, ato janë me njërën këmbë në realitet, ndërkaq me tjetrën në fantazi. Ky çift mund të fshihet në ndonjë vend mistik dhe kurrë të mos kthehet. /Telegrafi/

Exit mobile version