Site icon Telegrafi

Tri sekretet për të qenë zonjë e vërtetë

Është e vështirë të definohet elegance, por gjithmonë prezenca e elegancës është e pagabueshme! Eleganca gjendet në mënyrën se si një grua ecë dhe në mënyrën se si flet. Mund ta vëreni elegancën e një gruaje edhe në veshjen e saj, në mënyrën si i lëvizë kyçet e dorës dhe në buzëqeshjen e saj.

Eleganca ka qenë subjekt i shumë artikujve, filmave dhe programeve të trajnimit, por ende i reziston karakterizimit. Nuk është diçka që duhet matur apo etiketuar. Është diçka që duhet ndjerë!

Miss Eleganca gjithmonë kujdeset për pamjen e saj

Kur njerëzit ju shikojnë, çfarë shohin te ju? Një grua elegante gjithmonë është në kontroll sa i përket mënyrës se si duket. Kjo nuk do të thotë se duhet ta detyroni veten të buzëqeshni tërë kohën. Në vend të kësaj, joshja duhet të bëhet natyra juaj e dytë. Mes shumë tjerash, kjo përfshinë të qëndruarit rrezatuese dhe sharmante. Mbani mend, nuk është fjala për t’u dukur mirë për tjerët, por është e rëndësishme ta shijoni shoqërinë e vetvetes!

Mësoni ta dashuroni vetveten

Një zonjë e vërtetë din si të relaksohet dhe të ngadalëson. Asaj i pëlqen të dëgjojë zërat e heshtjes! Ajo më parë do të shikonte shkëlqimin e reve sesa ekranin e celularit të mençur. Çfarëdo që bën një zonjë e vërtetë, ajo asnjëherë nuk e detyron veten të lodhet më shumë se ç’është e mundshme.

Një zonjë e vërtetë është komode me trupin e saj

Nëse ende mendoni se një grua elegante duhet të posedojë orë e rroba luksoze, atëherë është koha të qeshni shumë me këtë stereotip dhe ta harroni! Për t’u dukur atraktive, një zonjë e vërtetë nuk është nevoja të vesh xhinse të ngushta apo fustane të cilat janë tejet të shkurta. Në vend të kësaj, rrobat e saj duhet të jenë në harmoni me trupin. /Telegrafi/

Exit mobile version