Site icon Telegrafi

Tri rrugë në Vushtrri do të shtrohen me kalldrëm, Idrizi thotë se kjo po bëhet për të ruajtur trashëgiminë kulturore të qytetit

Pamje nga punimet

Tri rrugë të qytetit të Vushtrrisë do të shtrohen me kalldrëm.

Këto rrugë janë: “Shemë Nallbani”, “Hoxhë Kadri Prishtina” dhe “Pandeli Sotiri”, shkruan Telegrafi.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili ka thënë se kjo po bëhet për të ruajtur trashëgiminë kulturore të qytetit.

Sipas Idrizit, ky projekt do të transformoj këtë pjesë të Vushtrrisë.

Pamje nga punimet

“Për të ruajtur trashëgiminë kulturore të qytetit, kanë filluar sot punimet për shtrimin me kalldrëm të rrugëve “Shemë Nallbani”, “Hoxhë Kadri Prishtina” dhe “Pandeli Sotiri”. Ky projekt, do ta transformoj këtë pjesë të qytetit!”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/

Exit mobile version