Site icon Telegrafi

Tri ‘Rihannat’ e fundit

Në klipin “Puçi-Puçi” ajo u shfaq me pamjen e zezakes, me kaçurrela të vogla rreth fytyrës, dhe ngjyrë të zezë, dhe që pas shfaqjes së saj në emisionin e fundit të sezonit “Zonë e lirë”, u iku nga sytë të gjithëve.

Tashmë Ingridi është rishfaqur me pamje krejt të ndryshuar, që nuk kishte si të mos tundohej edhe ajo nga mania që ka prekur vajzat e skenës për të qenë gjithmonë ndryshe, por në këtë rast fiks si Rihana.

Dhe kjo Ingridi tjetër, shfaqet vetëm disa ditë pasi Zajmina kishte rimodeluar flokët në këtë stil, duke i thënë “Lamtumirë!” imazhit prej kukulle të biondes. Disa muaj më parë ajo ndryshoi ngjyrën e flokëve në kafe, ndërsa vetëm disa ditë më parë, vendosi ta rimodelojë krejtësisht pamjen e saj, duke u shfaqur dhe ajo në koncertet të ndryshme me flokë të shkurtuar, në ngjyrë të errët dhe të prera në modelin “vip” Rihana. Por mesa duket ky është modeli i suksesit, dhe që të tregon disa vite më të re.

Po ashtu e pamëshirshme me flokët është treguar dhe këngëtarja korçare Eli Fara, e cila i çuditi të gjithë pas kthimit të saj të fundit nga Amerika. Ajo kishte shkurtuar flokët, po aq sa Zajmina dhe Ingrid sipas sugjerimit i kishte dhënë fotografit Fadil Berisha, i cili me atë rast i bëri dhe një set special fotografish, ku Eli duket 20 vite më e re. /panoramaplus/

Exit mobile version