Site icon Telegrafi

Tri punëtore të mediave u qëlluan për vdekje në Afganistan

Tri gra që kanë punuar për një stacion televiziv në qytetin afgan të Jalalabadit janë qëlluar për vdekje, në atë që duket të jetë e fundit në një valë vrasjesh të shënjestruara.

Raportet thonë se gratë, të moshës 18-20 vjeç, u vranë në dy sulme të ndara, por të koordinuara. Një është në gjendje më kritike, raporton bbc.

Policia thotë se ata arrestuan sulmuesin kryesor, duke e lidhur atë me Talibanët. Grupi mohon çdo përfshirje, transmeton Telegrafi.

Një valë vrasjesh ka tronditur vendin me në shënjestër gazetarë, aktivistë dhe figura të tjera politike.

Sipas Associated Press, Mursal Wahidi u sulmua nga persona të armatosur ndërsa po ecte për në shtëpi. Dy të tjerët – të cilët u identifikuan vetëm si Shahnaz dhe Sadia – u vranë në një incident të veçantë, gjithashtu ndërsa po ktheheshin në shtëpi.

Të tre gratë e vrara kishin përfunduar së fundmi shkollën e mesme dhe kishin punuar në departamentin e dublimit të stacionit privat Enikas TV. /Telegrafi/

Exit mobile version