FC Liqeni ka arritur të shënojë fitore edhe në ndeshjen e tretë të fazën paraeliminatore të Ligës së Kampionëve.
Kampioni i Kosovës, ka arritur të dal si lider i grupit duke marr tri fitore dhe me nëntë pikë është futur në mesin e 32 skuadrave më të mira në Evropë.
Liqeni fitoi ndeshjen e parë me rezultat 5-0 ndaj turqve të Tavsancali, duke treguar seriozitet që në fillim të kësaj gare.
Ndeshja e dytë ishte më e fortë, ku përballë Helvecia të Anglisë fitoi me rezultat 6-5, në një ndeshje me shumë kthesa.
Krejt në fund në ndeshjen e sotme ndaj gjermanëve të Weilimdorf, ku ndeshja u mbyll 3-2.
Më nëntë pikë, Liqeni tani është në mesin e 32 klubeve më të mira. /Telegrafi/