Sot (e premte) pritet të vazhdojë Euro 2020 me tri ndeshje interesante që janë në orar.
Sot janë në orar për t’u zhvilluar tri ndeshje, ku dy janë të vlefshme për Grupin D, ndërsa një tjetër për Grupin E.
Disa skuadra kërkojnë konfirmimin e kualifikimin, ndërsa disa tjera synojnë hapin e madh për fitoren e parë apo drejt kalimit të grupit.
😍 Who are you supporting today?
🇸🇪🆚🇸🇰 | Saint Petersburg Stadium, St Petersburg
🇭🇷🆚🇨🇿 | Hampden Park, Glasgow
🏴🆚🏴 | Wembley Stadium, London@bookingcom | #EUROfixtures | #EURO2020— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 18, 2021
Nga ora 15:00 në orar është për t’u zhvilluar ndeshja e Grupit E në mes të Suedisë dhe Sllovakisë, e cila zhvillohet në Gazprom Arena (Saint Petersburg).
Në orën 18:00 në ‘Hampden Park’ të Glasgow pritet të zhvillohet një ndeshje interesante mes Çekisë dhe Kroacisë e vlefshme për Grupin D.
Në Grupin D luhet edhe ndeshja tjetër në mes të Anglisë dhe Skocisë, e cila nga ora 21:00 zhvillohet në Wembley Stadium të Londrës. /Telegrafi/