Kryendeshja e javës do të zhvillohet në qytetin e Gjilanit, ku Prishtina do të përballet me Gjilanin.
Ndërkohë ditën e sotme do të jenë edhe tri ndeshje tjera interesante.
Ndeshja e parë zhvillohet në Podujevë, ku lideri aktual Llapi do të jetë nikoqire e Vëllaznimit.
Si llapjanët ashtu edhe gjakovarët e kanë filluar mirë këtë edicion dhe pritet nnë ndeshje tejet interesante me fillim nga ora 13:30.
Interesant pritet të jetë edhe në Pejë, ku do të zhvillohet derbi i rrafshit të Dukagjinit.
Besa e Pejës e cila vështirë lëshon pikë si vendas do të jetë nikoqire e Lirisë nga Prizreni.
Ndërkohë ndeshja tjetër e ditës do të jetë një derbi mes skuadrave kuq e zi.
Drenica dhe Flamurtari nuk e kan nisur mirë këtë edicion dhe do të kërkojnë këndelljen ditën e sotme. /Telegrafi/