Telegrafi

Tri ndeshje interesante në kuadër të 1/16 të Kupës së Kosovës

Faza e 1/16 së finales në DigitAlb Kupën e Kosovës vazhdon me tri duele tejet interesante këtë të diel.

Ferizaj u bë skuadra e parë që kaloi në fazën tjetër të garave, pasi që mposhti Vitinë në udhëtim me rezultat 3-2.

Vëmendja kryesore do të jetë këtë vikend të ndeshjen e cila do të zhvillohet në shtime ndërmjet Ulpianës dhe Lirisë.

Ndërkohë dy ndeshjet e tjera do të jenë ajo mes Vllaznisë së Pozhoranit me Dukagjinin.

E ndeshja tjetër e ditës së sotme është ajo mes Malishevës dhe 2 Korrikut.

Të gjitha tri ndeshjet e ditës së sotme të DigitAlb Kupës së Kosovës do të zhvillohen nga ora 12:30.

E diel

Vllaznia – Dukagjini
Malisheva – 2 Korriku
Ulpiana – Liria /Telegrafi/