A ju ka rastisur ndonjëherë të gëzoheni tej mase sepse i keni gjetur këpucët e përsosura, por pasi i keni mbathur për herë të parë jeni zhgënjyer sepse kanë rezultuar të jenë shumë të ngushta dhe ka qenë thuajse e pamundur të ecni me to?
Shumica e vajzave e kanë përjetuar këtë problem ndonjëherë në jetë, prandaj më në fund është koha të zgjidhet ky problem, transmeton Telegrafi.
Më poshtë i keni disa mënyra efektive se si mund t’i zgjeroni këpucët dhe t’i bëni më komode.
Ngrini këpucët
Fillimisht mbushni këpucët me qese të mbushura me ujë (dhe sigurohuni se qeset janë të mbyllura mirë). Pastaj vendosni këpucët në frigorifer dhe pritni derisa qeset të janë ngrirë krejtësisht. Lërini ashtu për një periudhë të caktuar kohore, pastaj hiqni qeset me akull. Materiali i këpucëve tani është më i zgjeruar se më parë.
Mbathni në shtëpi
Ndonjëherë metodat më të thjeshta janë më të mirat. Askush nuk dëshiron të del jashtë në këpucët e reja dhe ta kuptojë se nuk po ndihet rehat. Për ta parandaluar këtë, mbathni këpucët e reja paraprakisht në shtëpi në mënyrë që ta relaksoni materialin apo lëkurën nga të cilat përbëhen, dhe kështu ato do t’iu bëjnë të ndiheni komode kur i mbathni jashtë.
Vishni një palë çorape
Mund t’ju duket tejet e thjeshtë, por faktikisht funksionon si metodë. Mbathni një palë çorape të trasha dhe ecni për pak kohë derisa ta shihni se ato janë zgjeruar. /Telegrafi/