Një studim thotë se pjesëmarrja në klasa të veçanta për t’i përmirësuar notat, nuk do t’ju ndihmoj aq shumë, pasi që mënyra më e mirë për ta bërë këtë është ta ndihmoni veten duke shpenzuar kohë në shtëpi.
Duhet ta keni parasysh që nëse mësoni vetëm, kjo është mënyrë e mirë për të mësuar dhe kujtuar atë që e keni mësuar në klasë, qoftë në shkollë të mesme apo kolegj, transmeton Telegrafi.
Pesë mënyrat më të mira për të mësuar vet, apo për t’u bërë autodidakt janë këto:
Diskutimi
Pasi të keni lexuar një kapitull, duhet t’i diskutoni pikat më të rëndësishme me ndonjë shok apo vëllanë/motrën, sepse kësisoj do t’i mbani mend më lehtë.
Shikoni video edukative
Ka shumë video edukative në internet, përmes së cilave mund të mësoni se si t’i zgjidhni problemet që po i hasni në detyra apo çfarëdo qoftë.
P.sh., nëse keni lexuar për Luftën e Parë botërore, ju mund të kërkoni video që lidhen me këtë temë dhe t’i shikoni ato për t’i zgjeruar njohuritë tuaja rreth kësaj teme.
Shkruani atë që e keni kuptuar
Mënyra më e mirë për t’u bërë autodidakt është duke e shkruar atë që e keni kuptuar pasi të keni lexuar diçka të caktuar.
Kjo do t’ju ndihmoj ta mbani mend temën dhe gjithashtu e përmirëson shpejtësinë e të shkruarit. /Telegrafi/