Telegrafi

Tri mënyra të lehta për ta parandaluar dhimbjen e shpinës para se të fillojë

Nëse nuk keni dhimbje të shpinës ende dhe dëshironi të vazhdoni kësisoj, atëherë këto teknika janë të duhurat për ju, pasi që parandalojnë dhimbjen e shpinës para se të fillojë.

Uluni siç duhet

Nuk është nevoja të keni një karrige super luksoze në vend të punës, mirëpo është mirë të keni një karrige e cila është e përshtatshme për shpinën tuaj dhe që ka formën e shkronjës “S”, e jo të shkronjës “C”, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, çdo gjysmë ore zgjohuni në këmbë dhe ecni për pak sekonda që ta lironi stresin nga shpina juaj.

Qëndroni drejt

Për ta bërë këtë, imagjinoni një linjë e cila vjen drejt trupit tuaj nga tavani, thotë terapistja fizike, Renee Garrison.

Veshtë, shpatullat, ijët dhe gjunjët duhet të jenë në vijë me atë linjë.

Mos tymosni…

Një rishikim i vitit 2010 të 40 studimeve ka zbuluar se duhanpirësit përjetojnë më shumë dhimbje në shpinë sesa ata që nuk pinë duhan, e kjo mund të jetë për shkak se pirja e duhanit e zvogëlon rrjedhën e gjakut në shpinë. /Telegrafi/