Site icon Telegrafi

Tri mënyra që jua ngritin vetëbesimin menjëherë

Nuk ka ndonjë person në botë që asnjëherë nuk ka pasur dyshime në vetvete dhe mungesë vetëbesimi.

Askush nuk mund të mohoj që disa njerëz kanë lindur me shumë vetëbesim (ose veç janë rritur të tillë) dhe që shumica e njerëzve kanë probleme me vetëbesimin e ulët në jetët private dhe publike, e veçanërisht kur janë përgjegjës për vendime të mëdha, transmeton Telegrafi.

Mos e krahason veten me tjerët

Jeni person inteligjent dhe shumë i aftë. Zakonisht, mungesa e vetëbesimit vjen si pasojë që ju e krahasoni veten me dikë tjetër dhe kjo është jashtëzakonisht gabim. Jetët dhe rrethanat e çdo njeriut janë të ndryshme, prandaj askush nuk është i njëjtë dhe është krejtësisht natyrale që dikush të jetë më i/e mirë se ju, e dikush më i keq.

Dini pasiguritë tuaja

Përpiquni të kuptoni që çdo person i ka pasiguritë e veta, njëjtë sikur ju.

Çelësi për ta ngritur vetëbesimin është t’i dini pasiguritë tuaja dhe t’i kontrolloni ato përmes mendimit të arsyeshëm.

Ndjehuni krenar për pikat tuaja të forta

Më mirë se t’i dini pasiguritë tuaja është t’i njihni pikat tuaja të forta, pasi që janë ato pika të cilat ju bëjnë të ndjeheni se mund ta pushtoni tërë botën.

Gjithmonë vishuni mirë

Mënyra se si visheni tregon shumë për personalitetin tuaj. Në fakt një përshtypje e parë e mirë varet 80 për qind nga mënyra se si visheni.

Veç kësaj, në momentin që visheni mirë dhe e vëreni që tjerët ju shikojnë me “një sy tjetër”, ju menjëherë do të ndjeheni më mirë për veten. /Telegrafi/

Exit mobile version