Telegrafi

Tri mënyra për t’u bërë më të lumtur brenda pak çasteve

Shumë njerëz e shpenzojnë tërë jetën e tyre duke u përpjekur t’i zbërthejnë sekretet për ta arritur lumturinë e vërtetë.

Sidoqoftë, çelësi për një jetë të lumtur mund të jetë para jush, sepse lumturia, sipas shkencës, mund të arrihet shumë lehtë, transmeton Telegrafi.

Më poshtë i keni tri mënyra të cilat, sipas ekspertëve, ju bëjnë më të lumtur brenda pak çasteve.

Dëgjoni muzikë ritmike
Nëse qëllimshëm dëgjoni muzikë më ritmike, atëherë do të vëreni një ndryshim në gjendjent uaj mendore.

Në vitin 2013, shkencëtarët kishin kryer studime të cilat kishin dëshmuar se ata të cilët ishin përpjekur të bëhen më të lumtur kishin raportuar për disponim më të lartë pas dëgjimit të këngëve më ritmike.

Bëjeni një shëtitje të lumtur
Besojeni ose jo, nëse ecni sikurse jeni të lumtur, edhe nëse nuk jeni fare, ju mund të bëni ndryshim të madh në lumturinë tuaj.

Të paktën kështu thotë një studim i publikaur në vitin 2014 në revistën ‘Journal of Bnehaviour Therapy and Experimental Psychiatry’.

Buzëqeshni
Mund t’ju duket paksa e çduitshme, por nëse e “detyroni” veten të buzëqeshni, ju mund të korrni efekte shumë pozitive.

Tanimë është dëshmuar edhe shkencërisht që duke buzëqeshur ju i zvogëloni të rrahurat e zemrës gjatë aktiviteteve stresuese. /Telegrafi/