Kur vjen fjala për rritjen e niveleve të vetëbesimit, ka shumë këshilla të ndryshme.
Përderisa është në rregull të “besoni në vetveten” dhe të jeni “të fortë e të pavarur”, fjalët nuk mjaftojnë për t’i arritur këto, transmeton Telegrafi.
Prandaj, në mënyrë që t’i arrini të gjitha gjërat që dëshironi dhe të keni vetëbesim më të lartë, ndiqni këto këshilla:
Largoni njerëz të caktuar nga jeta juaj
Kjo mund t’iu duket si e tepërt, por njerëzit me vetëbesim të lartë janë shumë strikt sa i përket miqësisë.
Ekspertët rekomandojnë të mbani distancë me “njerëzit toksikë” sepse vetëm iu bëjnë të ndiheni keq për vetveten.
Pra, nëse keni në mesin tuaj ndonjë “shok” apo “shoqe” që nuk beson në ju dhe vazhdimisht jua rrënon ëndrrat, menjëherë largojeni nga jeta!
Përdoreni intuitën
Një gjë interesante për njerëzit me vetëbesim të lartë është se kanë tendenca t’i besojnë intuitës.
Mos u mbështetni në tjerët
Është e lehtë të mbështetni në aprovimin e atyre përreth jush në mënyrë që të ndiheni mirë për vetveten. Por pritja e komplimenteve të cilat mund të mos vijnë asnjëherë nuk do t’ju kryej asnjë gjë të mirë për vetëbesimin tuaj.
Prandaj mos u mbështetni në tjerët, por mbështetuni në vetveten. /Telegrafi/