Site icon Telegrafi

Tri lojëra seksi, të cilat sonte do t’jua ndezin flakë dhomën e gjumit

ZBULIMI I FANTAZIVE
Propozoni partnerit një lojë të vogël të joshjes, në të cilën ju dhe partneri duhet të shkruani në një copë të vogël letre së paku tri fantazi për të cilat natën fantazoni, transmeton Telegrafi. Pastaj, propozimet hidhni në një vazo dhe mund t’ia filloni t’i nxirrni. Nëse do të keni fat dëshirat tuaja më në fund do të realizohen, por mbase edhe do të befasoheni kur të kuptoni që ju dhe partneri juaj keni pasur të njëjtën fantazi.

Nuk ka dyshim, kështu do të zgjidhni dilemat rreth gjërave “të ndyta” të cilat partnerit do t’ia pëshpëritni në vesh, dhe gjithsesi do të fitoni një natë seksi të zjarrtë.

LOJRAT NË PUBLIK? PSE JO
Në të vërtetë, pëshpëritja seksi në vesh partnerin do ta çmendin. Thoni se sa e doni dhe çka do t’i kishit bërë.

Për ato që janë pak më të guximshme, përkëdheljet e buta, prekjet e rastësishme në publik derisa jeni duke u ulur afër njëri-tjetrit mund t’ju eksitojnë deri në atë masë sa që po atë çast do të niseni për në shtëpi. Për ato më shumë të guximshme, paralajmërimi partnerit se nuk kanë veshur brekë do të jetë një garanci që do të kalojnë një natë tepër të krisur.

LOJËRA E NXITJES
Lërini porosi seksi, në kuletë, në notes, në laptop apo në automobil. Faza tjetër është dërgimi i porosive seksi nëpërmjet emailit apo telefonit, por mund të përdorni edhe ndonjë seksi fotografi e cila do t’ia shpërthejë fantazinë.

Faza e fundit e kësaj loje është që të kaloni në vepër sapo ta takoni partnerin dhe suksesi është i garantuar. /Telegrafi/
 

Exit mobile version