Telegrafi

Tri komplimentet që duan t’i dëgjojnë meshkujt

(Foto: ProBible)

Shumica prej nesh janë të lumtur të dëgjojnë komplimente – ne gëzohemi kur dikush na jep një fjalë të këndshme dhe lavdërim.

Një studim zbuloi se burrat janë shumë më të lumtur me komplimente sesa gratë! (Anketa e YouGov me 2000 të anketuar britanikë).

Hulumtimet jo vetëm që kanë zbuluar se meshkujt janë më të prirë ndaj komplimenteve, por edhe se të dyja gjinitë herë pas here refuzojnë komplimentet, transmeton KP.

52 për qind e femrave, por edhe 37 për qind e meshkujve, ndonjëherë nuk pranojnë komplimente. Kjo ndodh kur një kompliment shkakton një ndjenjë të pakëndshme ose kur dikush nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes.

Një kompliment gjithashtu refuzohet nëse mendohet se është i pandershëm.

Synimi i anketës ishte edhe të arrihet në përfundimin se çfarë duhet thënë se bashkëbiseduesi ndihet mirë.


Për meshkujt, këto ishin tre fjali që u bënë një buzëqeshje në fytyrat e tyre:

1. “Dukesh shumë inteligjent”.

2. “Dukesh i lumtur”.

3. “Dukesh mirë për moshën tënde”.