Telegrafi

Tri klubet të njohura evropiane pas Esat Malës

Ish mesfushori i Ballkanit, Esat Mala pritet të transferohet jashtë Shqipërisë gjatë afatit kalimtar të verës.

Për futbollistin që shkëlqeu te skuadra e Partizanit edicionin e shkuar, ka tri skuadra të interesuara.

“Sport Ekspres” shkruan që janë tri klube kanë shfaqur interesimin për ta marrë në ekip.

Bëhet fjalë për Viktoria Guimares në Portugali, por edhe dy ekipet zvicerane si Sion dhe Lugano.

21 vjeçari i lindur në Prizren, ka zhvilluar 10 ndeshje në fanellën e Kombëtares së Shqipërisë U21, kurse në ekipin e parë ende nuk i është dhënë një mundësi e tillë.