Liga Premier do të lëshojë disa akuza disiplinore ndaj klubeve të cilat kanë thyer rregullat financiare gjatë periudhës 2021-2024 dhe tri skuadra kanë frikë se do të dënohen me heqje të pikëve.
Të martën, Liga Premier do të merr vendimin për dënimin që do t’i jap klubeve të cilat kanë thyer rregullat e profitit dhe qëndrueshmërisë (PSR).
Klubet të cilat kanë regjistruar humbje gjatë dy viteve të para të këtij cikli raportues, iu kërkua të dorëzonin llogaritë e tyre për vitin financiar që përfundoi në dhjetor të 2024.
Çdo klub që do të dënohet për këto thyerje të rregullave, do të ketë 14 ditë për të parashtruar ankesat e tyre.
Në të kaluarën, klube si Everton, Nottingham Forest dhe Leicester City kishin thyer rregullat.
Tani, tri klubet elitar e angleze kanë frikë se do dënohen me heqje të pikëve, sipas një raportimi nga The Sun, me Leicester City që rrezikon më së shumti për shkak se kanë humbur 124 milionë euro në tri sezonet e fundit para se të binte nga Liga Premier.
Ka pasur thashetheme se Leicester mund të dënohet nga liga, por as klubi dhe as Liga Premier nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje për këtë çështje.
Sipas një raportimi nga RTE News, pronarët e Chelseat kanë tepër besim se ata janë në përputhje me rregullat e PSR, ani pse kanë shpenzuar shuma të majme parash në transferime që prej ardhjes së Todd Boehly në 2022.
Raporti tutje sugjeron se edhe Evertoni dhe Nottingham Forest kanë ndjenja pozitive për situatat e tyre./Telegrafi/