Mathys Tel vlerësohet nga analistët si e ardhmja e kombëtares franceze dhe Bayern Munich.
Ai ka treguar “nuhatjen” e frikshme përpara portës, por në ndeshjet e fundit 18-vjeçari nuk ka pasur shumë minuta.
Arsenali, Tottenham dhe Newcasle janë disa nga ekipet e interesuara për të rrëmbyer shërbimet e sulmuesit bavarez.
“Bayern Insider” ka gjetur “çelësin” e sekretit se nga buron talenti i tij.
Konkretisht, ka të bëjë me vendosjen e një trajneri personal, përtej stërvitjes së zakonshme me grupin.
Ai përdor edhe syzeve speciale, të cilat ndihmojnë në koordinimin dhe vendimmarrjes në lidhje me shënjestrën para porte. /Telegrafi/