Site icon Telegrafi

Tre gola për 18 minuta, ndeshje e hapur me Belgjikën që ka epërsinë ndaj Tunizisë!

Foto: Getty Images

Belgjika ka krijuar përprësinë ndaj Tunizisë me rezultat 2-1 pas 18 minutash.

Belgët së pari kaluan në epërsi me anë të Eden Hazarit në minutën e gjashtë nga penaltia.

Belgjika vazhdoi me sulmet e vazhdueshme në këtë takim kur pas një aksioni të organizuar mirë Lukaku shënoi për 2-0.

https://twitter.com/IamPairin/status/1010496672080621569

Vetëm dy minuta më vonë (18′) pas një harkimi të Khazrit ishte Bronn ai që ngushtoi në 2-1.

https://twitter.com/WorIdCupUpdates/status/1010498060345061376

Deri tash po zhvillohet lojë mjaft e hapur në Spartak Stadium të Moskës dhe me shumë gola.

Belgjika me fitore do të siguronte kualifikimin në fazën e eliminimit direkt. /Telegrafi/

https://twitter.com/CigdemOyku/status/1010499769792434176

Exit mobile version