Sipas The Athletic, Mason Mount ishte në radarin e Erik ten Hag që nga sezoni 2017-18 kur produkti i akademisë së Chelseat luajti si i huazuar për Vitesse.
Adoleshenti i atëhershëm shkëlqeu në fitoren 3-2 të ekipit të tij ndaj Ajaxit të Ten Hag, kështu që kur u shfaq mundësia për ta nënshkruar te Manchester United, trajneri holandez e shfrytëzoi.
Janë tre cilësi të listuara si arsye pse strategu e vlerëson shumë mesfushorin anglez. Njëra është teknika e tij në top dhe sulmi i tij. Përveç sezonit të fundit, Mount regjistroi të paktën gjashtë gola dhe gjashtë asistime në secilin prej sezoneve të tij në Ligën Premier .
E dyta është lëvizjet e tij kur nuk e posedon topin skuadra. Mount mund të ngritë presionin dhe të kryejë udhëzime specifike që flasin edhe për inteligjencën e tij taktike.
Së fundi, Mount është një lojtar i gjithanshëm. Pozicioni i tij natyral është si numër 10, por ai mund të luajë edhe pak më thellë, në rolin e Christian Eriksen, ose në të dy krahët.
Man United ka rënë dakord të paguajë një tarifë fillestare prej 63 milionë euro me bonuse shtesë prej 7 milionë për 24-vjeçarin, i cili pritet të konfirmohet së shpejti si një nënshkrim i ri. /Telegrafi/