Jorge Sampaoli është emëruar trajneri i Argjentinës para disa ditëve, dhe bashkë me të kanë ardhur edhe idetë për të kthyer Argjentinën e madhe.
Konsensusi i përgjithshëm i këtyre ditëve është se futbolli i klubeve është një propozim më tërheqës për menaxherët sesa futbolli ndërkombëtar, me shumë njerëz që pretendojnë se ky i fundit nuk mban më rëndësinë që një herë e bëri.
Por kjo nuk vlen edhe për Jorge Sampaolin, i cili sapo ka lënë punën e tij si menaxher i Sevillas për të marrë përsipër mbretërimin si menaxher i Argjentinës.
Karriera e menaxhimit të 57-vjeçarit zgjat që 15 vite, por reputacioni i tij si një nga trajnerët më të mirë në futbollin botëror është ndërtuar pothuajse ekskluzivisht gjatë një fushate katërvjeçare në krye të kombëtares së Kilit.
Gjatë udhëheqjes së Kilit nga Sampaoli, “La Roja” fituan për herë të parë në histori një medalje argjendi, fituan Kupën e Amerikës 2015, dhe atë për ironi kundër Argjentinës.
Shumë njerëz mendojnë se Sampaoli do ta kthejë edhe dominimin e Argjentinës në futbollin botëror, dhe këtu janë tri formacionet që se ish-shefi i Sevillas mund të revolucionarizojë këtë skuadër të ‘sëmurë’ të Argjentinës.
Vërehet se pjesë e sulmit së bashku me yllin kryesor të skuadrës, Lionel Messi, janë edhe Mauro Icardi e Paulo Dybala, dhe jo siç jemi mësuar t’i shohim Gonzalo Higuain-Sergio Ramos./Telegrafi/
Formacioni 3-3-1-3
Formacioni 4-3-3
Formacioni 3-4-1-2