“Nëse dëshironi që ta ushqeni një herë, jepni peshkun. Nëse dëshironi ta ushqeni gjatë gjithë jetës, mësojeni të peshkojë”, Konfuci
Ndihma të tjerëve nuk është edhe aq e dobishme ashtu siç na kanë mësuar. Po, mund t’i ndihmoni dikujt nëse ai ka probleme, mirëpo assesi nuk bën t’i zgjidhni problemet e të tjerëve, sepse në fund kjo do t’i dëmtojë, transmeton Telegrafi.
1. Pengoni qëndrueshmërinë dhe zgjuarsinë e tyre
Njerëzit janë të lindur pa mundësinë që ta zgjidhin problemin apo ta gjejnë zgjidhjen. Çdo gjë vjen nga përvoja. E vetmja mënyrë është që me problemet të përballet dhe t’i zgjidhë vetë.
Zgjidhja e problemeve vetjake na ndihmon të bëhemi të zgjuar, të qëndrueshëm dhe gjithmonë në lëvizje.
2. Pengon zhvillimin dhe nxit varësinë
Çfarë ndodh kur personi ka dikë i cili gjithmonë e nxjerr nga problemet? Thjesht, pushon të zhvillohet dhe të përparojë. Mbetet gjithmonë person mendërisht i papjekur. Kjo çon deri në një sërë pasojash.
E para, njerëzit nuk dinë vetë t’i zgjidhin problemet e veta, bëhen kërkues. Asgjë nuk dinë të arrijnë vetë. E gjithë kjo me kalimin e kohës çon në egoizëm dhe paturpësi.
3. A e dini ju se çfarë është më e mira për ata?
Ajo që është e mirë për ju, për të tjerët mund të jetë fatale. Ndonjëherë madje edhe me qëllimet më të mira, kanë pasoja të tmerrshme. Askush nuk ka të drejtë t’ua imponojë zgjidhjet vetjake njerëzve të tjerë.
Dëshira për zgjidhjen e problemeve të të tjerëve gjithmonë është ide e keqe, sepse në atë mënyrë personi të cilit i ndihmoni dyshon në aftësitë e veta. Nëse dëshironi t’i ndihmoni, mbështeteni dhe asgjë më shumë. /Telegrafi/