Site icon Telegrafi

Tretmani i ri me laser shkatërron 70% të celulitit për një orë

 Në treg ka dalë një aparat, i cili largon si me dorë lëkurën si lëvore të portokallit dhe, sipas pohimeve të prodhuesve nga kompania "Cynosure", ka efekt të përhershëm. Laseri "Cellulaze" sulmon celulitin nga tri kënde të ndryshme, e përpos këmbëve, me të mund të trajtohet edhe prapanica, barku dhe duart. Thuhet se, pas tretmanit që zgjatë rreth një orë, hiqet deri në 70% të celulitit ekzistues.

Çmimi i tretmanit me "Cellulaze" në Britani kushton rreth 3.500 euro, por kompania paralajmëron se laseri së shpejti do të shitet në mbarë Evropën. Disa kërkues shkencorë-pohojnë sesi "Cellulaze" do ta revolucionarizojë strategjinë për largimin e celulitit, derisa ata më të përmbajturit thonë se, megjithatë, nuk bëhet fjalë për zgjidhje kundër celulitit.

Për dallim nga tretmanët e tjerë, laseri "Cellulaze" depërton deri në l cm nën lëkurë dhe atje shkrinë yndyrat e grumbulluara dhe fibrat e trasha të ngelura këtu. Më pas, laseri "hekurosë" çrregullimet e tjera në lëkurë. Pacientët para tretmanit marrin sedativë dhe anestetikë lokalë. Sipas prodhuesve, përmirësimet vërehen menjëherë, por rezultati përfundimtar shihet vetëm pas gjashtë muajsh. /Telegrafi/

Exit mobile version