Gjyqtarët kosovarë, Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, do të ndajnë drejtësinë edhe në ndeshjet e Ligës e Evropës.
Treshja e gjyqtarëve kosovarë do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e kthimit të Ligës së Evropës mes skuadrës së Maltas, Valletas, dhe ekipit nga San Marino, Folgore.
Ndeshja e kthimit sipas UEFA-s do të zhvillohet me gjashtë korrik në ora 20:30, në të cilën do të ndajnë drejtësinë gjyqtarët kosovarë.
Ndeshja e parë u mbyll me fitoren e Vallettas me rezultat 2-0.
Nuk është ndeshja e parë që treshja nga Kosova gjykojnë ndeshje ndërkombëtare, pasi ata ndanë drejtësinë edhe në miqësoren, Turqi – Moldavi.