Gjyqtarët e suksesshëm nga Kosova, Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj e vazhdojnë me sukses karrierën edhe në arenën ndërkombëtare.
Ata janë deleguar për ta referuar ndeshjen e radhës derisa më 12 nëntor do të jenë në Maltë për ta ndarë drejtësinë në miqësoren Maltë – Estoni.
Kjo është ndeshja e 11-të e gjyqtarëve nga Kosova në arenën ndërkombëtare.
Ata në të gjitha ndeshjet kanë treguar sukses të madh duke marrë nota shumë pozitive.
Nuza në shumë ndeshje ka shkuar edhe i vetëm si gjyqtar i katërt.
Kosova e ka vetëm këta tre gjyqtarë të licencuar në FIFA, ndërsa në edicionin e ardhshëm pritet të shtohet numri. /Telegrafi/