Po vazhdon paraqitja e treshes së gjyqtarëve Genc Nuza, kryesor, bashkë me asistentët e tij Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, në ndeshjet ndërkombëtare.
Kështu që gjyqtarët tanë nesër udhëtojnë në Letoni ku do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve për grup-moshën U-19.
Ndeshja do të zhvillohet më 27 shtator në Liepaja ndërmjet FK Liepaja Youth(LVA) dhe FC Shakhtyor Soligorsk Youth (BLR).
Si gjyqtar i katërt që do ta ndihmojë treshen e Kosovës do të jetë Aleksandrs Anufrijevs nga Letonia.
Kjo është ndeshja e 6-të me radhë që gjyqtari Nuza ndanë drejtësinë në ndeshjet ndërkombëtare që flet për cilësinë dhe paraqitjet e mira që kanë pasur gjatë ndeshjeve të kaluara. /Telegrafi/